Pažnja: Sadržaj ove stranice je dio arhivskog sadržaja i odnosi se na prethodne sazive Vlade Crne Gore. Moguće je da su informacije zastarjele ili nerelevantne.
Arhiva

Mehmed Zenka:Fitër Bajramin besimtaret të prisin me shpirt dhe zemër të pastër

Objavljeno: 14.06.2018. 18:37 Autor: PR služba

Me rastin e festës Islame, Fitër Bajramit, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe në emrin tim, i dërgoi urimet më të sinqerta Reisit Rifat Fejziq të gjithë zyrtarëve te Bashkësisë Islame në Mal të Zi, si dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të besimit Islam.

Pas një muaji sakrificë dhe përmbajtje, uroj  që Fitër Bajramin të prisni me shpirt dhe zemër të pastër, mesazhin e paqes dhe solidaritetit të përhapni vazhdimisht çdo ditë.

Kjo festë le të jetë  edhe nje kujtese per nevojen që të mbizotroje dashuria, paqa, toleranca dhe besimi mes nesh. Deshiroj që këtë festë ta kaloni në rrethin e familjes suaj, miqve dhe njerëzve me qëllim të mirë,  që gjithmonë t'i përhapni mesazhet e ndriçuara të Fitër Bajramit.

Bajrami është një mundësi ideale për të pajtuar qëndrime të ndryshme, për të shprehur tolerancën dhe për të falur njëri-tjetrin, në mënyrë që të forcohen marrëdhëniet ndër njerezore pa dallim besimi, ngjyre apo kombesie.

Si paralajmërues  i fitorës në sprova,Bajrami  vendos drejtpeshimin ne mes vlerave materjale dhe shpirtërore, prandaj  uroj të gjithëve që kanë agjëruar muajin e Ramazanit që Zoti tu pranoj lutjet dhe agjërimin.

MINISTRI

Mehmed Zenka

 

Da li vam je sadržaj ove stranice bio od koristi?